ILUSTRIM: Foto Policia e Kosoves

Zbulohen Dy Laboratorë të Drogës në Pejë

Dy laboratorë të sofistikuar për kultivimin e kanabisit janë zbuluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.

Policia njofton se një 50-vjeçar me inicialet B.H. është arrestuar nën dyshimin se ka operuar me dy laboratorët për prodhimin e bimës së llojit Kanabis Sativa.

Njësiti antidrogë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku kanë sekuestruar ndër të tjera edhe një revole.

Sipas Policisë, gjatë  bastisjes brenda  shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa, t[ pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes, etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 228 bimë të llojit kanabis.

Policia njofton se personit të arrestuar i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.