Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen bimë kanabisi, marihuanë dhe para te shtëpia e të dyshuarit në Llaushë të Skenderajt

Është arrestuar i dyshuari për shkak se njësitë relevante policore gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, objektet përcjellëse dhe parcelave të pronës së tij që i kishte punuar kanë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Sipas raportit policor, janë gjetur dhe sekuestruar 255.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 12 bimë Canabis Sativa me gjatësi 100-180 cm, një palë gërshërë për mirëmbajtjen e bimëve dhe 800 euro para të gatshme.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.