Ilustrim

Policia zbulon 20 mijë bimë kanabis të mbjella në Gjakovë

20 bimë të llojit kanabis policia ka arritur që t’i identifikoj në fshatin Koshare të Gjakovës.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, policia zhvilloi një plan operativ për të konfiskuar sasinë e kanabisit.

Policia e Kosovës ka thënë se në bazë të një informate inteligjente kanë arritur që të identifikojnë dhe zbulojnë rreth një hektar tokë të mbjella me 20 mijë bimë kanabisi.

Në lidhje me këtë rast, policia nuk ka njoftuar nëse kanë arritur që të arrestojnë ndonjë person të dyshuar por që kanë informuar se rasti është nën hetime.