Veseli flet pas takimit më David Hale

Kryeparlamentari i vendi, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook ka treguar për takimin e mbajtur mëngjesin e sotëm, me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Përme një postimit në facebook , Veseli ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perendimor, dhe se ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në facebook.

Ai ka treguar se në këtë takim ka theksuar qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtuar dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

“Po ashtu, Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka shkruar Veseli në postimin e tij në facebook.