Sonte në 'Jeta në Kosovë': Dekada e Ndotjes
08.2.2018 - 19:03
Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund të ndiqni përmbledhjen e diskutimeve për ajrin e ndotur për 10 vitet e fundit në Kosovë.
Profesorë dhe ekspertë të ambientit dhe shëndetit publik flasin për kostot e ndotjes së ajrit në shëndet dhe opsionet energjetike të Kosovës jashtë përdorimit të qymyrit.
Në pjesën e dytë të emisionit mund të ndiqni disa nga gënjeshtërat e matura nga KRYPOMETRI, verifikues faktesh që është çertifikuar ndërkombëtarisht.
Sonte shihni të listuar kryetarët e komunave që nuk kanë mbajtur premtimin për emërimin e grave drejtoresha.
Emisioni Jeta në Kosovë transmetohet në RTK në orën 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.