Viti i viruseve - LIVE

Sonte në emisionin e KALLXO.com do të transmetohet përmbledhja e ngjarjeve që karakterizuan vitin 2020.

Në këtë përmbledhje bëjnë pjesë raportime të shumta nga qytetarë të cilat shërbyen për hulumtime dhe emisione të shumta.

Gjithashtu, fokus i veçantë do i jepet situatës me pandeminë dhe shumë parregullsive që përcollën sistemin shëndetësor.

Sot do ndiqni edhe ngjarjet kryesore politike, nga votimi i Qeverisë VV-LDK, rrëzimi i saj, marrëveshja në Washingon, arrestimet nga Gjykata Speciale e deri te vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese që e shpalli Qeverinë Hoti të paligjshme dhe urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja.