Mustafa: Qeverisje Deri në 2018-ën

Kryeministri Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të dëgjojë thirrjet e partive opozitare për të dhënë dorëheqje dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Qeveria do të vazhdojë të punojë deri në vitin 2018” ka thënë kryeminiistri në një ceremoni në përkujtim të 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Në protestën e 9 janarit, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kërkuan dorëheqjen e Qeverisë Mustafa nëse nuk tërhiqen dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

KALLXO.com ndoqi në vazhdimësi protestën opozitare të 9 janarit të zhvilluar të shtunën.

http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-kunder-qeverise/