Kuvendi e fton Hotin të raportojë për dialogun të premten

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se pas ftesës së marrë nga kryeministri Avdullah Hoti i cili ka shprehur gatishmëri të njoftojë Kuvendin rreth takimit në Bruksel, e kanë ftuar atë të raportojë të premten në orën 12:00.

“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit të Kosovës që të kemi raportime të vazhdueshme të kryeministrit edhe para nisjes për këto runde të reja të dialogut, nëqoftëse mund t’i quaj të tilla, edhe pas kthimit”, tha ajo.

“Tani pasi morën letrën dhe pas konsultimeve që i kisha me Kryesinë e Kuvendit, ne e kemi ftuar për të premten në orën 12. Tani do të presim përgjigjene dhe njëherë nga ana e kryeministrit rreth kohës së propozuar, mirëpo kjo është koha të cilën e kemi kërkuar ne si Kuvend”, shtoi Osmani, duke thënë se shprehen që kvsaj radhe Hoti t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Hoti i shkruan letër Osmanit për raportimin në Kuvend pas takimit në Bruksel