Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi

Kadaj-Bujupi: Të mos mandatohet askush për negocimin e territorit të Kosovës

Deputetja Donika Kadaj Bujupi në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se e mbështesin këtë propozimvendim mirëpo me kusht që të futen edhe dy pika.

Ajo kërkoi që askush të mos mandatohet për negocimin e territorit të Kosovës, si dhe që ky ekip negociatorë të raportojë për zhvillimet e këtyre bisedimeve në Kuvendin e Kosovës.

“Në këto javët e fundit ka pasur një dezinformim dhe shqetësim i opinionit publik. Është keqinterpretuar dhe ka pasur tensione dhe shqetësime që i kanë shqetësu qytetarët. Në këtë vorbull ka qenë kryeministri që e ka bërë të qartë, prandaj edhe sot e përkrahim këtë vendim. Mirëpo krahas vendimit duhet futur edhe dy pika të tjera.

Njëra është që territori i Kosovës është i pandashëm dhe askush s’ka mandat që ta negocioi. Dhe ekipi negociator duhet të raportojë në Kuvend për çfarëdo vendimi që merret gjatë bisedimeve. T’i marrim masat me kohë dhe ta thërrasim në përgjegjësi ekipin negociator në emër të këtij Kuvendit dhe në emër të ekipit negociatorë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.