Glauk Konjufca: Unë e Hodha Lotsjellësin

Deputeti i “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca e pranoi se personalisht e hodhi sot gazin lotsjellës për ta penguar punën e seancës së Kuvendit.

“Po sot jam njëri që ka hedhur personalisht gazin lotsjellës,” tha Konjufca para gazetarëve pasi seanca u ndërpre nga ky lotsjellës.

Konjufca tregoi edhe arsyet pse opozita po vepron kështu.

[Veprimet tona po bëhen] vetëm sa për ta pamundësuar punën për me paralizu qeverinë brenda Kuvendit të Kosovës. Kjo është shtëpia ku banojmë dhe aty po veprojmë të mund ta pengojmë punën e qeverisë,” tha Konjufca.

Ai bëri të ditur se me këto veprime opozita po dëshiron që t’i bëjë qeverisë presion për tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet.