Djegia e Veturave të ATK-së u Faturohet Qytetarëve
Sipas një njoftimi për medie, tri vetura janë djegur në Mitrovicë dhe një në Ferizaj. Në momentin e djegies të katër veturat kanë qenë të parkuara në parkingjet e Administratës Tatimore të Kosovës.
Këto akte janë dënuar nga MF-ja dhe ATK-ja. “Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës dënojnë aktet e papërgjegjshme të individëve, të cilët po dëmtojnë pronën e shtetit”, thuhet në komunikatë.
Dy institucionet kanë kërkuar nga qytetarët që të mos i dëmtojnë automjetet e ATK-së kudo që ato janë të stacionuara, sepse zyrtarët tatimorë janë duke kontrolluar biznese, në mënyrë që ato të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin.
Po ashtu, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës theksojnë se dëmi i shkaktuar nga djegia e veturave është i konsiderueshëm dhe se ky dëm u faturohet qytetarëve të vendit, pasi ato janë blerë me taksat e qytetarëve.
Për djegie të tilla KALLXO.com raportoi në vazhdimësi.
http://kallxo.com/i-vihet-zjarri-vetures-zyrtare-ne-ferizaj/