Burri i Dehur Rrah Gruan në Prishtinë

Një grua nga Prishtina ka njoftuar Policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të përditshëm policor, incidenti ka ndodhur dje.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka ka marrë tretman.

Po ashtu në Prishtinë dje pasdite ka ndodhur edhe një akt tjetër i dhunës në familje.

Në këtë rast, sipas Policisë, viktima është një grua, e cila është sulmuar me thikë nga djali i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.