Foto: KALLXO.com/09.05.2024

Federata e Basketbollit e Kosovës shqipton gjoba për KB Yllin dhe KB Trepçën

Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, më 13.05.2024, ka bërë të ditur se ka shqiptuar dënime për dy klube të basketbollit.

KB Golden Eagle Ylli është dënuar me 200 euro, ndërsa KB Trepça me 100 euro gjobë.

Për shkak të sjelljeve jo-sportive dhe ndëshkimeve me gabime teknike u dënuan trajnerë e lojtarë.

Trajneri Petar Mijovic nga KB Golden Eagle Ylli është dënuar me 300 Euro, aq sa është dënuar edhe trajneri Adis Beciragic nga KB Trepça.

Me nga 300 euro gjobë janë dënuar edhe lojtarët Alonzo Verge Jr nga KB Golden Eagle Ylli dhe Kevin Capers nga KB Trepça.

Ndërsa Erjon Kastrati nga KB Trepça është dënuar me 100 Euro.

https://www.basketbolli.com/files/2024_05_13_10_16_03.866_INFORMATORI_NR_38_Prince_Caffe_Superliga.pdf

Ndeshta e dytë finale mes KB Trepça dhe KB Golden Eagle Ylli përfundoi me rezultat 80:79 për ekipin suharekas.

Ndërsa në ndeshjen e parë të finales fitues doli ekipi nga Mitrovica me rezultat 77:68.