AAPSK kontrollon restaurantin e sekuestruar nga Millan Radoiçiq në veri

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar është duke bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar të Millan Radoiçiqit në restaurantin ‘Grey’ sot më datë 08.05.2024.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga ana e agjencisë”- ka thënë Elshani.

KALLXO.com kishte raportuar më datë 04.04.2024 për sekuestrimin e restaurantit të Millan Radoiçiqit në veri.

Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar (AAPSK) kishin sekuestruar restorantin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe personit që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq.

Përpos restorant “Grey” që gjendet në Mitrovicë të Veriut, e konfiskuar ka mbetur edhe një banesë në katin e gjashtë në ndërtesën në të cilën gjendet restoranti.

Elshani kishte thënë se zyrtarët e AAPSK-së bashkë me zyrtarët e Policisë kanë filluar ekzekutimin e urdhërit ndalues përfundimtarë të përkohshëm për administrimin e pasurisë së specifikuar tek administruesi i pasurisë.

Policia e Kosovës kishte vazhduar edhe më datë 05.04.2022 aksionin në pronat e Radoiçiqit.

 

Aksioni te prona e Millan Radoiçiq në veri/05.04.2024/Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Raportimet për rastin e sulmit në Banjskë dhe sekuestrimin e pasurisë së Millan Radoiçiqit mund t`i lexoni duke klikuar KËTU – LINK