Një i vdekur në një aksident trafiku në Sllatinë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku sot më 14.05.2024, në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konformuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”- ka thënë Kelani.

Tutje ai ka thënë se në vendngjarje kanë dalur njësitet policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjkeësisë Ligjore (IML), ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.