Nol Nushi në gjykatë në fillim të 2016-ës | Foto: KALLXO.com

Aktivisti i “Vetëvendosjes” Mbrohet në Heshtje

Nushi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë po akuzohet për pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm dhe për sulm ndaj personit zyrtar.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Naim Abazi, Nushi u deklarua se do të mbrohet në heshtje.

Prokuroria pretendon se veprat penale për të cilat akuzohet, Nushi i kreu më 17 dhe 18 nëntor të vitit të kaluar.

Flutura Hoxha, avokatja e Nol Nushit gjatë seancës së sotme kërkoi që të mbrojturit të saj t’i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa prokurori nuk e kundërshtoi një masë të tillë.

Gjyqtarja Naime Jashanica vendosi që Nushin ta lirojë nga paraburgimi, ndërsa ia caktoi atij arrestin shtëpiak.

Seanca e radhës u caktua më 29 shkurt

Nushi qe arrestuar më 26 dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.

http://kallxo.com/arrestohet-nje-aktivist-i-vetevendosjes/