FOTO NGA VENDI I NGJARJES

Aksident mes veturës dhe traktorit (FOTO)

Në fshatin Turiqec në aksin rrugorë Klinë Skenderaj ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture dhe një traktori.

Sipas disa fotografive që ka dërguar një qytetar në adresë të Kallxo.com, shihet se nga aksidenti ka edhe të lënduar dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe njësitë e Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek ky aksident.