Foto: RTV 21

Thaçi, Tusk, Hahn dhe Vuçiq bëhen bashkë në Samitin e Sofjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është parë duke diskutuar me presidentin e Komisionit Europian, Donald Tusk, me komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në fotot e siguruar shihen katër liderët duke diskutuar mes vete.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi, i cili udhëheq delegacionin kosovar, ka takuar presidentin Tusk, komisionerin Hahn, derisa dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin serb dhe përfaqësuesen e politikës së Jashtme Mogherini./21Media