SUV-i i ri elektrik kinez Deepal G318

Prodhuesit kinezë po zgjerohen në mënyrë agresive në tregjet anembanë botës dhe kompania Changan i ka zbuluar aspiratat e saj ambicioze globale, duke përfshirë një iniciativë të fokusuar në Evropë përmes nën-brendit Deepal.

Deepal do ta lansojë një model të ri 4×4, G318, i cili duket i ngjashëm me Land Rover Defender. Detajet janë ende të pakta, por është konfirmuar se SUV me shasi shkallë do të jetë pothuajse 5000 mm i gjatë, që do të thotë se do të jetë pak më i gjatë se Mercedes G-Class.

Deepal G318 do të fuqizohet nga dy motorë elektrikë, një në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme, të cilët do të kombinohen me një motor benzine 1.5 litra në funksion të zgjerimit të rrezes.

Motorët elektrikë japin 256 kuaj fuqi dhe distanca është midis 515 dhe 1200 kilometra në varësi të faktit nëse automjeti është i pajisur me një bateri litium-jon me një kapacitet 19.0 ose 28.4 kWh.

Përveç tregut evropian, Changan ka konfirmuar se planifikon të zgjerohet në disa tregje aziatike dhe shitje vjetore prej 450,000 automjetesh. Kjo do të përfaqësonte 17 për qind të shitjeve totale të Changan, të cilat arritën në 2.5 milionë automjete vitin e kaluar.

Objektivat e larta janë vendosur falë një investimi në një fabrikë të re prej 251 milionë dollarësh në Tajlandë, e cila do të prodhojë automjete me timonin e majtë ose të djathtë për tregun global. Plani është që të prodhohen 100,000 kopje në vitin 2025, dhe më pas të rritet ky numër në 200,000.

Duket se kompanitë kineze do të marrin një pjesë të konsiderueshme të “byrekut” në nivel global./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala