Toyota planifikon t’i shtojë pesë modele të reja elektrike

Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota planifikon t’i shtojë pesë modele të reja elektrike në ofertën e saj për tregun evropian para vitit 2026, dhe tani ajo ka prezantuar një koncept “boxy” që do të bëhet më i vogli dhe më i lirë nga të gjithë.

Koncepti quhet Urban SUV Concept, por duhet të presim që një variant i emërtimit bZ t’i shtohet emrit të tij të vërtetë kur versioni i prodhimit të zbulohet në gjysmën e parë të vitit 2024.

Nuk ka shumë detaje specifike për konceptin, bëhet fjalë për një crossover kompakt që do të ofrohet me lëvizje përpara dhe katër rrota, dhe një nga rivalët kryesorë të tij do të jetë Volvo EX30.

Blerësve do t’u ofrohen dy bateri të ndryshme për të siguruar që të ketë një version më të përballueshëm dhe më të shtrenjtë, por nuk kishte asnjë fjalë për gamën./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala