Ilustrim

Bitcoin arrin rekord të ri me mbi 70 mijë dollarë

Monedha virtuale Bitcoin arriti një rekord të ri të hënën (11.03.2024), me mbi 70,400 dollarë.

Kjo pasi pasi rritja e kriptomonedhës më të madhe nuk tregoi shenja të ngadalësimit, raporton agjencia ndërkombëtae e lajmeve Reuters. 

Ajo u rrit në 70,488.50 dollarë në tregtimin e hershëm evropian, treguan të dhënat.

Kriptovaluta është rritur nga një vërshim i parave në fondet e reja të tregtuara në shkëmbim Bitcoin, si dhe nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do të ulë normat e interesit./Reuters