TAXI TESLA e vendos Kosovën në epiqendër të zhvillimeve globale teknologjike - VIDEO

Pa ndotje, shpejtë, komfor e sigurt. E dini tashmë për kë flitet. Për “Tesla” veturën, revolucionin e shekullit të ri në fushën e teknologjisë e të transportit. Kosova, nuk është përjashtim nga bota, është në hap me vendet më të zhvilluara të globit. Veturat “Tesla”, janë venë në shërbim edhe të kosovarëve nëpërmes kompanisë Taxi Tesla në Prishtinë. E këtu nuk përfundon e gjithë madhështia.

Taxi Tesla, pasi filloi punën ditë më parë, falë mikpritjes së jashtëzakonshme dhe kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e saj, së shpejti do të shtoj kapacitetet. Flota e re e veturave, do zbarkoj dhe në të do të përfshihen edhe modelet më të reja të makinave.

Natyrshëm, me flotën e re, edhe banorët e qyteteve tjera të Kosovës, do e kenë mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve nga veturat më trendi në botë që nuk lirojnë asnjë ndotje në eter.

Rrugët e Prizrenit të bukur e Ferizajt energjik, Gjilanit të gjelbërt e Pejës rugovase, Taxi Tesla do t’i zbukuroj me markat më të avancuara të kësaj veture, për të vijuar më pas edhe shërbimet nëpër qytetet tjera të vendit. Dhe kjo sërish nuk është risia e fundit që do sjellë kompania Taxi Tesla.

Së shpejti, nis shitja e veturave “Tesla” edhe në Kosovë

Ashtu sikur vetura “Tesla” po ndryshon kulturën botërore në kursim financiar e në mbrojtje të ambientit, Taxi Tesla, është e vendosur të kontribuoj që edhe në Kosovë të ndihet fryma e çlirimit ambiental e të ngritët niveli i komoditetit. Pos shërbimeve të taksive, Taxi Tesla së shpejti do të sjellë për shitje edhe veturat “Tesla”. Blerja e veturave do të mund të bëhet me kushte të favorshme për gjithë qytetarët e Kosovës. Për këtë çështje, Taxi Tesla do të njoftoj me kohë gjithë opinionin publik. Kujdesi ambiental dhe hapërimi me shtetet më të zhvilluara globale, nuk mbaron më kaq.

Kompania amerikane “Tesla”, do ndërtojë qendrën për mirëmbajtjen e veturave në Kosovë

Ngushtë në koordinim me kompaninë “Tesla” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Taxi Tesla, në plan afatshkurtër do të ndërtojnë në Kosovë qendrën për servisimin e këtyre automjeteve, e që do të mbuloj gjithë rajonin, meqë diç të tillë nuk ka në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Tashmë disa të rinj nga Kosovë, janë dërguar nga Taxi Tesla, për të mësuar mirëmbajtjen dhe kujdesin për veturën e shekullit të ri.

Edhe supermbushësit e baterive do instalohen në Kosovë

Për të qenë kujdesi në nivelin e prestigjiozes “Tesla”, në vendin tonë do të instalohen pika në të cilat do vendosën supermbushësit elektrik. Nga 13 deri në 18 minuta, secila veturë elektrike do të ketë mundësinë të mbushet me energji, për të vijuar shtigjet e reja. Kjo do të thotë, kursim maksimal të kohës për mbushjen e baterive të veturave dhe mbi të gjitha, kursim të jashtëzakonshëm financiar të udhëtimit, pasi me vetëm rreth 0.50 euro (50 cent) me Tesla veturën do të kalohen 100 kilometra rrugë.

Të tillë supermbushës të cilët do të vendosen nëpër disa pika në gjithë vendin, nuk ka në rajon, ndërsa falë bashkëpunimit të Taxi Tesla me kompaninë “Tesla”, shteti jonë behët epiqendër e sjellës së inovacioneve nga kjo fushë.