Instagram-i kalon TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë

Aplikacioni “Instagram” ka kaluar “TikTok”-un, si aplikacioni më i shkarkuar në botë pasi veçoria e krijimit të videove të shkurtra, Reels, e ndihmoi të rikuperonte terrenin e humbur ndaj rivalit kinez, raporton The Guardian.

Aplikacioni u shkarkua 767 milionë herë në mbarë botën në vitin 2023, një rritje prej 20% në krahasim me vitin e kaluar (2022), krahasuar me 733 milionë për TikTok, i cili u rrit me 4%.

“TikTok” kishte qenë aplikacioni më i shkarkuar në botë midis 2018 dhe 2022.

Instagram ka gati 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë, sipas Sensor Tower, ndërsa TikTok  pak më shumë se 1.1 miliardë.

Megjithatë, TikTok ka më shumë përdorues aktivë, të cilët shpenzojnë mesatarisht 95 minuta në ditë në aplikacion, krahasuar me 62 minuta për Instagram./The Guardian/

Përgatiti: Mediana Halili