Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Suspendohet Gjykatësja Safete Tolaj

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Idrizi tha se Tolaj është suspenduar vetëm nga pozita e përgjegjëses së degës së gjykatës ndërsa një komision i KGJK-së do të vendosë për pozitën e saj si gjyqtare.

Vendimi i KGJK-së erdhi pas publikimit të një hulumtimi në dy vazhdime nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” në të cilin janë dhënë pamje të djalit të saj duke kërkuar dhe duke marrë mito nga një qytetar për përshpejtimin e një rasti në gjykatën e Deçanit të cilin e trajtonte gjykatësja Tolaj.

Mito nga Djali i Gjykatëses

Një ditë pas publikimit të promos së emisionit, javën e kaluar, policia dhe prokuroria arrestuan Safete dhe Fisnik Tolajn, i cili gjendet në paraburgim.

Mito në Gjykatën e Deçanit 2

Dosjen e plotë të rastit të Safete Tolajt dhe djalit të saj mund ta gjeni në këtë LINK.