Mito nga Djali i Gjykatëses
Reportazhi sjell filmimet nga takimet e djalit të kryetares së gjykatës në Deçan, Safete Tolaj, me familjen Kelmendi dhe premtimet se lënda do të zgjidhet nëse ata paguajnë rreth 20 mijë euro.
Në filmimet e siguruara nga “Drejtësia në Kosovë” shihet djali i kryetares së gjykatës duke marrë paratë e po ashtu duke u negociuar marrja e një parcele të tokës në këmbim të mbylljes së lëndës.
Në të tjera detaje, Fisnik Tolaj përmend rrjetin e tij duke u premtuar familjes se ka gjykatës e avokatë në Gjykatën e Apelit të cilët vendosin në favorin e tyre.
Në filmime të tjera shikuesit mund të ndjekin momentin e dorëzimit të parave nga familja Kelmendi te familja Tolaj e po ashtu intervistat me personat e tjerë te të cilët janë bartur pronat të cilat u morën me premtimin për zgjidhjen e lëndëve.
Dhe në fund do ta ndiqni rubrikën “Policia.