'Zhduket' talenti i Juventusit

Talenti i  Juventusit, Mohamed Ihattaren i cili është huazuar nga Juventusi tek Samdoria  raportohet nga mediat holandeze dhe italiane se është ‘zhdukur’.

Mohamed Ihattaren u transferua nga PSV tek Juventus për 1.9 milion euro, por që nga transferimi i tij ai nuk gjeti minuta të mjaftueshëm për të luajtur.

Kjo bërë që Juventus ta transferonte futbollistin tek ekipi tjetër italian Sampdoria.

Ihattaren u larguar në drejtim të Holandës javën e kaluar por që nga atëherë ai nuk ka shfaqur ndonjë shenjë.

19 vjeçari ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit me Itali dhe nuk po jep asnjë përgjigje për largimin e tij

Po ashtu Sampdoria ka kërkuar ndihmë edhe nga mediat holandeze për të marrë informacione se ku ndodhet Mohamed Ihattaren dhe pse nuk po kthehet.