Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Inter-Juventus

Sonte duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Italisë, ku do të përballen fituesi i Ligës së Italisë, Interi, me fituesin e fituesin e Kupës së Italisë, Juventusin.

Për ketë ndeshje “Zonja e Vjetër”  pritet të kenë mungesë të disa lojtarëve.

Juventusit do t’i mungojnë Cuarddado, Ramsey dhe De Ligt që pritet të jenë mungesa shumë të rëndësishme për klubin.

Në pesë përballjet e fundit mes tyre, Interi ka një fitore, Juventusi ka dy fitore ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Prej pesë ndeshjeve të fundit, dy prej tyre janë zhvilluar pikërisht në kuadër të Kupës së Italisë.

Juventusi është skuadra me më shumë tituj në historinë e Superkupës së Italisë, 9 trofe të fituar, ndërsa Interi ka fituar 5 të tillë.