Transferimi i Ronaldos në Manchester pjesë e hetimeve që po zhvillohen në Itali
Kalimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United gjatë këtij sezoni duket së është pjesë e hetimeve që po zhvillohen në shtetin e Italisë.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit goal.com
Pos Ronaldos, pjesë e hetimeve janë edhe Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved, që e gjejnë veten të futur të hetuar rreth 15 vjet pas skandalit Calciopoli.
Në një deklaratë të lëshuar nga Juve thuhet se klubi njofton se ka marrë njoftimin për një urdhër të ri kërkimi dhe sekuestrimi në lidhje me hetimet.
“Klubi njofton se ka marrë njoftimin për një urdhër të ri kërkimi dhe sekuestrimi në lidhje me hetimet në vazhdim nga Prokurori Publik në Gjykatën e Torinos kundër klubit”, njoftojnë nga klubi i Juventusit.
Juve kishte regjistruar një humbje kapitali prej 14 milionë eurosh nga kthimi i Ronaldos në Angli.
Shumë zyrtarë të klubit tashmë janë thirrur për t’u marrë në pyetje, duke përfshirë Maurizio Arrivabene dhe Giovanni Manna, drejtorin e skuadrës U23 të Juventusit.
Është sugjeruar se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, së shpejti do të jetë pjesë e këtij procesi pasi ai është pyetur për biznesin ku ai ka luajtur një rol të rëndësishëm.