Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë sfidat e sotme

Sonte në program rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku pritet të ketë përballje interesante.

Në Spanjë, Viarreall pret ekipin e Manchester United, që në këtë ndeshje paraqitet pas Ole Gunnar Solskjaer të shkarkuar.

Të dy këto ekipe kanë pikë të barabarta në tabelë në kuadër të grupit F.

Në përballjen e fundit Manchester United triumfoi me rezultat 2:1. Ndeshja nis në ora 18:45.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Young Boys dhe Atalanta që zhvillojnë duelin e tyre në fillim prej orës 21:00.

Po ashtu pos kësaj përballje, një tjetër përballje pritet të jetë ajo në mes të Bacelonës dhe Benficës.

Baracelona vjen në këtë fazë të Ligës së Kampionëve me trajnerin e ri Xavi Hernandez.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara Barcelona gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë ndërsa Benfica në pozitën e tretë me katër pikë, ky takim zhvillohet për pozitën e dytë, që të kualifikon më tutje.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Bayern Munich që tashmë ka siguruar kualifikimin për më tutje e po ashtu edhe Dinamo Kyiv që gjendet në pozitën e fundit në këtë grup.

Në Angli, Chelsea pret ekipin e Juventusit që tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, për blutë nga Lodra fitorja është shumë e rëndësishme për vazhdimin e garave.

Ndeshjet tjera që janë në program për ditën e sotme janë: Lille- Salzburg, Malmo-Zenit, Sevilla-Ëolsburg.

Dy takime nisin nga ora 18:45 ndërsa takimet tjera nga ora 21:00.