Di Maria: Nuk jam blerja më e madhe e Juventusit, jam këtu për të ndihmuar që të kthehemi te trofetë

Angel Di Maria zhvilloi ndeshjen e tij të parë me Juventusin në një lojë miqësore kundër Chivas, ku skuadra italiane fitoi 2-0 dhe amerikano-jugor pati një paraqitje të mirë.

“El Fideo” ishte në fushë për 45 minuta, më pas u zëvendësua nga Denis Zakaria. Në ato minuta që luajti Di Maria, la ndjesi të mira.

Argjentinasi mbërriti në Itali si një nga lojtarët më të rëndësishëm për sezonin 22/23, pas aventurave te Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

Pavarësisht formës së mirë dhe karrierës së madhe që ka pasur, Di Maria nuk e sheh veten si përforcimin më të madh të Juventusit.

“Unë nuk jam një lojtar më i fuqishëm që ka nënshkruar. Unë vij të ndihmoj, të përpiqem të bëj më të mirën time, të përpiqem ta bëj Juventusin të fitojë përsëri gjithçka, jap kontributin tim siç kam bërë në çdo ekip për të cilin kam luajtur”.

“Arritja në Itali është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme për mua të jem në krye të skuadrave më të mira. Unë kam qenë në ekipet më të mira në çdo vend ku kam luajtur, kjo do të thotë se jam ende në një nivel të shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse “Juve” më vuri re”.

“Qëllimi është të kthejmë Juventusin në krye, të fitojmë gjithçka. Është e rëndësishme të konkurrosh në mënyrën më të mirë. Mendoj se futbolli në Itali është pak më taktik, më agresiv, është e rëndësishme të përshtatesh sa më shpejt”, ka thënë Di Maria.

Ndeshja e parë e Serie A fillon më 13 gusht, por Juventus do të luajë në datën 15 kundër Sassuolos në “Juventus Stadium”. /Telegrafi/