Zgjidhen nënkryetarët e KOK-ut

Pasi u zgjedh Ismet Krasniqi, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e KOK-ut.

Gazmend Maxhuni është zgjedhur me 58 vota, Milaim Kelmendi me 49 vota, Eugen Saraqini me 38 vota dhe Mimoza Shokdra Bislimi me 38 vota.

Kujtojmë se Ismet Krasniqi mposhti Besim Hasanin dhe Linda Shalën që ishin në garë për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës.