
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ismet Krasniqi zgjidhet kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës
25.3.2021 - 20:35
Ismet Krasniqi do të jetë kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin olimpik 2021-2024, me 53 vota.
Krasniqi, ka mposhtur Besim Hasanin i cili deri më tani ishte Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ismet Krasniqi ishte i nominuar nga Federata e Atletikës së Kosovës për për kryetar të KOK-ut.
Kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës ishte edhe Linda Shala e nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Besim Hasani i ka marë 41 vota, kurse Linda Shala me 11 vota.