Hajurllah Çeku: MRKS-ja do ta ketë prioritet sportin

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka premtuar mbështetje për sportin nga MKRS-ja dhe nga qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Çeku në fjalimin e mbajtur në Asamblen e Përgjithsme Vjetore të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë se do t’i mbështes djemtë dhe vajzat që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojrat Olimpike në “Tokyo 2020”.

“Është kënaqësi e veçantë që të jem pjesë e asamblesë së punës dhe asaj zgjedhore për ciklin olimpik 2021-2024. Situata nga COVIDI ka krijuar një situatë jo të mirë një vit më parë, duke e kufizu pjesëmarrjen e sportistëve tanë në nivel vendor dhe ndërkombëtar.  Bazuar në rëndësinë e lëvizjes olimpike ku vlerat e saj i bartë KOK-ut, prioritet do të jetë mbështetja e të gjithë sportistëve vajza e djemtë, që do të na përfaqësojnë në lojërat olimpike verore “Tokyo 2020” dhe në lojërat dimërore në Pekin”, ka thënë Hajrullah Çeku.

Ministri i MKRS-ës, ka premtuar mbështetje për kryetarin e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës që do të zgjidhet sot.

“MKRS-ja, sportin do ta ketë prioritet jo vetëm në nivel të ministrisë, por edhe në nivel të qeverisë, përmes moderinizimit të infrastrukturës sportive, përmes qeverisjes së mirë në organizata sportive dhe përmes fuqizimit të aktivitet fizik dhe sportiv në ruajtjen e mirëqenies shoqërore. Ju siguroj se si MKRS do të bashkëpunojmë me udhëheqësine re që del sot prej këtij procesi zgjedhor, suksese kandidatëve për kryetar të KOK-ut”, ka thënë ministri Çeku.

Pas asamblesë së përgjithshme vjetore të KOK-ut, do të mbahet asambleja zgjedhore e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.

Në garë për të parin e KOK-ut, janë kryetari aktual Besim Hasani, Linda Shala, nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe  Kryetari i Federatës së Kratesë, Ismet Krasniqi.