Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Linda Shala: Nuk u zgjodha kryetare e KOK-ut, por vazhdoj të jem kryetare e zemrës së sportistëve

Linda Shala ishte kandidate për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Shala mori vetëm 11 vota në asamblenë zgjedhore të KOK-ut, në të cilën fitoi Ismet Krasniqi me 53 vota, kurse Besim Hasani kishte 41 vota.
Nënkryetarja e FBK-së, ka reaguar në Facebook, duke thënë se i dëshiron suksese kryetarit të ri, duke vazhduar që të jetë kryetare e zemrës për sportistët e Kosovës.
“Unë nuk u zgjodha Kryetare, Kryetarin e zgjedhur e uroj dhe i dëshiroj sukses. Unë vazhdoj të jem Kryetare e zemrës e gjithë sportistëve dhe sportisteve të Vendit., dhe i falënderoj shumë për përkrahjen e tyre. Që nga Majlinda Kelmendi e deri te shpresa më e re Astera Tuhina. Do të vazhdoj të kontriboj për ta”, shkruan Linda Shala në Facebook.