Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hasani uron Krasniqin: Ishte fitore e merituar

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani e ka uruar Ismet Krasniqin pas fitores së sotme në zgjedhjet e teta të asamblesë zgjedhore të KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.

Ai ka thënë se fitorja e Ismet Krasniqit ishte e merituar.

”Të nderuar delegatë, dëshiroj të ju falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për më shumë se dy dekada, ku kemi arritur të avancojmë sportin që ka autoritet në botën ndërkombëtare. Uroj që Ismet Krasniqi si kryetari i ri i KOK-ut ta shtyjë këtë proces më tutje. Ishte fitore mëse e merituar dhe i uroj suksese e plot shëndet”, deklaroi Hasani.

Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i KOK-ut më 53 vota, kurse Besim Hasani mori 41 e Linda Shala 11 vota.