Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Linda Shala: Puna e parë që ta bëj si kryetare e KOK-ut është ndërrimi i statutit

Linda Shala kandidate për kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka premtuar se do ta ndërroj statutin e KOK-ut, me të marrë këtë pozitë.

Shala këto komente i bëri në emisioni “KALLXOPernime”, ku ishte e ftuar bashkë më kryetarin aktual të KOK-ut dhe pretendentin për vazhdimin e mandatit të radhës, Besim Hasa

Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, tha se në KOK< ka shumë gjëra që duhet ndyshuar.

“Sigurisht se bashkë me kuvendarët puna e parë do të jetë ndërrimi i statutit dhe me përkufizimi i mandatit të të parit të KOK-ut në dy mandate në maksimum”, ka premtuar Linda Shala në KALLXOPernime.

Shala ka thënë gjithashtu se KOK-u nën menaxhimin e saj se nuk do të njoh përfshirjen e politikanëve brenda organeve të saj.

“Do ta përkufizojmë me statutin e KOK-ut që personat nga politika nuk do të kenë të drejt të marrin pjesë në organet e KOK-ut. Po ashtu, njëri nga nënkryetarët patjetër njëri ka me qenë grua”, është zotuar nënkryetarja e FBK-së.

Ajo po ashtu ka shtuar se do ta rrisin përfaqësimin e komiteteve olimpike.