Zekirija Ramadani: Humbje e dhimbshme, por ende nuk ka përfunduar asgjë

Prishtina u mposht me rezultat 0-2, nga Llapi në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës ka deklaruar se kjo humbje ishte e dhimbshme, por ende nuk ka përfunduar asgjë sipas tij.

“Me të vërtetë një humbje e dhimbshme edhe pse është edhe një 90-minutësh. Nuk duhet ta llogarisim që Prishtina është eliminuar, është rezultat negativ, por me 1:0 në Llap kthejmë rezultatin në favorin tonë. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të bëhemi gati për ndeshjen e vështirë për ne”, ka thënë Ramadani.

Ndeshja e kthimit luhet më 21 prill në Podujevë.