
‘Torcida’ feston Kupën e Kosovës në qendër të Mitrovicës - VIDEO
19.2.2023 - 23:13
Për të gjashtën herë në histori dhe të dy dytën herë radhazi, Klubi i Basketbollit nga Mitrovica “Trepça” ka fituar Kupën e Kosovës.
Mijëra qytetarë kanë vërshuar sheshin e qytetit për të pritur ekipin dhe kanë festuar fitoren ndaj KB Sigal Prishtina.
Finalja për Kupën e Kosovës u zhvillua në Rahovec ndërsa finalistët, Sigal Prishtina dhe Trepça bënë një lojë të baraspeshuar në katër çerekët e lojës.
Rezultati final i ndeshjes ishte 74:66. Çereku i parë i takoi Sigal Prishtinës, 17:20. I dyti Trepçës me rezultat 24:20 ndërsa i treti Sigal Prishtinës për një pikë më shumë, 17:18 dhe çereku i fundit i takoi minatorëve me rezultat 16:8.
Video nga Gëzim Zhilivoda: