Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vedat Muriqi: Kërkoj falje në emër timin për këtë paraqitje

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka arritur të lë gjurmë në humbjen ndaj Suedisë me rezultat 0-3.

Muriqi ka thënë se e filluan lojën me gabime të cilat i kushtuan.

“Filluam lojën me disa gabime, por me këto kundërshtar, me këto gabime pranuam golin e parë shumë herët”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi i Lazios ka thënë se duhet të jenë më të kujdesshëm për ndeshjet e radhës.

“Filluam lojën 1-0 dhe ne lëshuam disa rastet. Ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe do të duhej të barazonim rezultatin, për të vazhduar më tej. Kërkoj falje në emër tim dhe të skuadrës për këtë paraqitje”, ka shtuar më tej sulmuesi i Kosovës.

Kosova të mërkurën luan ndaj Spanjës në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.