Rrëfimi i Modric, tregon qysh nuk kishte folur për disa vite me Mandzukic

Dy yjet e Kombëtares së Kroacisë, Luca Modric dhe Mario Mandzukic edhe pse ishin që të dy pjesë e Kombëtares kroate, kishin pasur disa momente jo të mira në mes vete, shkruan Mirror.co.uk

Kjo është bërë publike nga ana e futbollistit të Real Madritit, Luka Modric në autobiografinë e tij ‘’Loja ime’’.

‘’E gjithë ngjarja ndodhi kur ne ishim në Islandë për të luajtur një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës’’, është shprehur Modric.

“Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Mario. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm deri atëherë. Pastaj pati heshtje, marrëdhënia u ftohë”, thotë Modric.

Ai tha se ishte i interesuar të kuptonte se pse për tre vjet me radhë këta të dy patën një kontakt jo të mirë në mes vete.

Ata do të vazhdonin të përfaqësonin kombëtaren e tyre pavarësisht marrëdhënieve jo të mira.

Por vetëm në Kupën e Botës në Rusi, katër vjet më vonë, Modric bëri hapin e parë në përpjekjen për t’u lidhur përsëri.

“Prita momentin e duhur dhe fillova bisedën. Doja t’i thosha se sa keq më vinte që nuk kishim më një marrëdhënie të mirë në mes vete. Isha i interesuar të di arsyen pse ne kishim komunikuar ekskluzivisht në një mënyrë të ftohtë për më shumë se tre vjet’’, është shprehur Modric.

“Unë nuk u zemërova me ty. Mendova se ti po zemëroheshe me mua”, rrëfen Modric t’i ketë thënë sulmuesi kroat, Mandzukic.

“U rikthye një energji pozitive në mes neve. Ne ndajmë disa tipare të përbashkëta me të. Te dy jemi kokëfortë”, rrëfen Modric.

Mandzukic është person që edhe në luftë do të shkoja më të, shkruan tutje Modriq.

‘’Çfarëdo që të jetë, e di që ai do të japë gjithçka, do të mbrojë shpinën tuaj dhe kurrë nuk do t’ju tradhtojë’’ ka theksuar Modric.

Mandzukic vazhdoj të kishte një ndikim të madh në kombëtaren e Kroacisë duke shënuar golin e fitores kundër kombëtares së Anglisë, ku ai gol e dërgoi në finale kombëtaren e Kroacisë.

Ai po ashtu shënoi edhe në finale kundër Francës por që nuk ishte e mjaftueshme, sepse Kombëtarja Kroate pëson humbje me rezultat 4 me 2 nga kombëtarja e Francës.