Everton insiston për transerimin e Mandzukicit

Everton ëshë duke insistuar që ta transferoj sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic.

Sipas gazetës së njohur angleze “The Telegraph”, anglezët po insistojnë që t’i sigurojnë shërbimet e 33 vjeçarit kroat.

Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi, pasi trajner Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Kroati nën udhëheqjen e Masimiliano Allegrit ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip, pasi ka qenë startues pothuajse gjithmonë gjatë tërë sezonit.

33 vjeçari kroat u transferua në Juventus në vitin 2015 nga Atletico Madridi.