Mandzukic mund të transferohet në Lazio

Mario Mandzukic duket se me ardhjen e Maurizio Sarrit është afër largimit nga skuadra e Juventusit

Qendërsulmuesi kroat ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te Juventusi në sezonet e fundit nën urdhrat e Allegrit, mirëpo me ardhjen e Sarrit duket se i ka ditët e numëruara te ‘Bianconerët’.

Sipas medieve italiane kroati po kërkohet nga skuadra e Lazios, duke ia siguruar atij një vend startues.

Ndërsa te Juventusi, do ta ketë problem, pasi Sarri deklaroi se faza e sulmit do të përbehet prej Douglas Costas – Ronaldos dhe Dybalas.