Dy futbollistë të Real Madrid rezultojnë pozitiv me COVID-19

Real Madrid po kalon në një sezon fantastik këtë edicion. Por ekipi spanjoll ka probleme tjera.

Sot klubi spanjoll përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se dy futbollistët i janë infektuar me COVID-19.

Bëhet fjalë për kroatin Luka Modriç dhe brazilianin Marcelo.

Edhe pse Marcelo nuk ka luajtur shumë ketë sezon për klubin e Realit, Luka Modriç pritet të jetë një mungesë e madhe për ekipin.

Të dy këta futbollistë pritet të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme të Real Madrid kundër Cadiz në fundjavë dhe Atletico Bilbao në ndeshjen e mesjavës së ardhshme.