10 klauzolat më të larta të futbollistëve nëpër Evropë

Gjatë këtij afati kalimtar të verës pati shumë transferime të lojtarëve nëpër klube të ndryshme të evropës. Dy prej transferimeve më të mëdha në futbollin evropian ishin ato të Ronaldos tek Manchester United dhe ai i Messit në PSG.

PSG-ja refuzoi dy oferta marramendëse nga Real Madrid për Kilian Mbappe, njëra prej 160 milionë eurove e tjetra 180 milionë, por që të dy këto oferta nuk doli të ishin të mjaftueshme.

Në krye të listës me klauzolën më të madhe qëndron sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema i cili aktualisht ka një klauzolë prej 1 miliard euro. Ndërsa në pozitën e 10-të qëndron Sergio Roberto që ka klauzolë prej 500 milionë euro

Kjo është lista:

1.Karim Benzema – 1 miliard euro

2. David Alaba – 850 milionë euro

3. Antoine Griezmann- 800 milionë euro

4. Federico Valverde – 750 milionë euro

5. Luka Modriç – 750 milionë euro

6. Brahim Diaz – 750 milionë euro

7. Marco Asensio – 700 milionë euro

8. Vinicius Junior – 700 milionë euro

9. Isco Alarcon – 700 milionë euroejup

10. Sergio Roberto – 500 milionë euro