Mandzukic mund të transferohet në Atletico Madrid ose Dortmund

Sulmuesi kroat i Juventusit Mario Mandzukic duket se largimi i tij nga italianët është vetëm çështje kohe.

Me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri largimi i Mandzukicit duket i sigurt.

Për kroatin kanë shfaqur interesim skuadra si Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.

Sipas gazetës “Tuttosport”, Dortmund është më favorit që të nënshkruaj me 33 vjeçarin.

Ndërsa një rikthim i tij te Atletico Madrid duket më pak i mundur.

Mandzukic ka qenë pjesë e Atleticos në sezonin 2014-2015.