Prishtina humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Lincolnit

Prishtina e ka humbur me rezultat zyrtar 3-0, ndeshjen ndaj skuadër nga Gjibraltari, Lincoln.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në kuadër parakualifikimeve për Ligën e Europës.

Kjo ndeshje ishte anuluar dy herë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te Prishtina.

Prishtina udhëtoi dy herë në drejtim të Gjibraltarit, por nuk ia arriti të luajë ndeshjen pasi futbollistët e testuar dolën pozitiv.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se sot ka marë vendimin e UEFA-së, se ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.

“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar. FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, ka njoftuar FC Prishtina.

Kujtojmë se Prishtina në udhëtimin e parë i kishin rezultuar tetë lojtarë pozitiv me COVID-19.

Skuadra nga kryeqyteti u kthye në Kosovës pa luajtur ndeshje fare dhe krijoi një ekip të ri, por përsëri tetë lojtarë rezultuan pozitiv me coronavirus, duke bërë që ta hupin ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0.

Futbollistët e Prishtinës ritestohen dhe dalin negativë