Futbollistët e Prishtinës ritestohen dhe dalin negativë

Tetë futbollistët e FC Prishtinës të cilët kishin rezultuar pozitiv nga testimi në Gjibraltar, janë ritestuar edhe një herë në Kosovë dhe kanë dalë negativ.

Kështu ka njoftuar klubi i futbollit ‘Prishtina’.

Klubi ka thënë se vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.

Klubit të Prishtinës dy herë iu anulua ndeshja në kuadër të fazës parakualifikuese në Europa League kundër Lincoln.

Herën e parë, Prishtinës iu konfirmuan 8 lojtarë pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye u anulua ndeshja dhe UEFA i kërkoi Prishtinës që të grumbullojë të paktën 13 futbollistë, që ndeshja të zhvillohet.

Kryeqytetasit kërkuan ndihmë nga klubet kosovare, të cilat iu përgjigjen dhe Prishtina arriti t’i grumbullojë lojtrët.

Por prapë edhe herën e dytë, Prishtinës në Gjibraltar iu konfirmun 8 futbollistë pozitivë me COVID-19, çka bëri që ndeshja të anulohet.

Zyrtare, Lincoln – FC Prishtina nuk do të zhvillohet