Shtyhet ndeshja Prishtina - Drita, shkaku i borës dhe akullit

Është shtyrë përballja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të mbahej sot, për shkak të borës dhe akullit.

Përballja ishte paraparë të mbahej në Kompleksin Kombëtar në Hajvali.

Komisioni i Garave i FFK-së ka vendosur që përballja të shtyhet për një datë tjetër.

“Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim” – thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.