
photo by: @Shpend Ahmeti
FC Prishtina shkarkon Ismet Munishin
Klubi kryeqytetas, FC Prishtina ka shkarkuar trajnerin e mirënjohur kosovar Ismet Munishin vetëm disa muaj pas emërimit.
Përmes një njoftimi në Twitter, FC Prishtina ka njoftuar se ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me Munishin.
“Faleminderit Ismet Munishi! Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Munishi. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër” – ka shkruar klubi prishtanas në Twitter.
Faleminderit Ismet Munishi!
Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Munishi.
FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. pic.twitter.com/E3hDfMz5Ya
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) March 13, 2023
Ky shkarkim i Munishit vjen pas humbjes së Prishtinës nga Malisheva, si vendas me rezultat 1:2.
Prishtina momentalisht gjendet në pozitën e 4-të në tabelë dhe është më afër rënies nga liga se sa një vendi që çon në garat evropiane.