
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Prishtina – Drita, tifozëve 'Intelektualët' u ndalohet pjesëmarrja
Ndeshja e futbollit mes ekipit kryeqytetas, FC Prishtina dhe atij gjilanas, FC Drita, do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar.
Këtë e ka bërë të ditur se klubi prishtinas përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Sipas këtij klubi, ky vendim ka ardhur pas kërkesës në Policinë e Kosovës.
Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Supërliga e Kosovës.
“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar”- thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Ndeshja pritet të zhvillohet më 22 shkurt, e mërkurë prej orës 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦!
FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar. pic.twitter.com/1lUqyQfzWO
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) February 20, 2023